×
Secondary Adv

Treni qe do te pershkoje 630 km per 30 minuta, gati brenda 10 viteve

Share on Google+

Kur ideja u hodh për herë të parë, u duk si një ëndërr me sy hapur. Por sipërmarrësi Elon Musk prezantoi idenë për ndërtimin e një sistemi transporti i cili do të mundësonte udhëtimin nga San Francisko në Los Anxhelos në rreth 30 minuta. Distanca prej 650 kilometrash mes këtyre dy qyteteve mund të bëhet me avion për rreth një orë.

 

Kjo ide duket fantastiko-shkencore, por projektuesi i këtij treni betohet që do të revolucionarizojë transportin e së ardhmes. Ndërkohë që është ngritur një grup me 100 inxhinierë për të përfunduar studimin e fizibiliteti teknik në mes të 2015-ës. Ekipi beson se sistemi mund të lidhë shumicën e qyteteve të mëdha të Amerikës së bashku.

 


Si do të punojë Hyperloop
Sistemi i quajtur “Hyperloop” do të shfrytëzojë një tub të madh me ajër. Brenda tij, kapsula do të qëndrojë në ajër dhe do të udhëtonjë me një shpejtësi mbi një mijë e njëqind kilometra në orë. Ajri do të thithej nga një ventilator i fuqishëm në njërën anë të tubacionit dhe do të shtynte kapsulën nga një ventilator tjetër në anën e kundërt të tubacionit.

 


Sistemi është i ngjashëm me tubat pneumatike që transportojnë kapsula të mbushura me letra në ndërtesat e vjetra. Elon Musk është vizionar dhe ideator i krijimit të shërbimit të pagesave në internet PayPal, makinës elektrike Tesla dhe programit privat të hapësirës SpaceX, i cili me sukses ka dërguar një ngarkesë me furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

 


Sipërmarrësi Elon Musk tha se frymëzimin për zhvillimin sistemit  “Hyperloop” e mori nga joefikasiteti në planifikimin e sistemit hekurudhor me shpejtësi të lartë në Kaliforni. Musk tha se sistemi “Hyperloop” mund të kushtojë më pak se një e dhjeta e kostos për ndërtimin e hekurudhës që vlerësohet se do të kapi shifrën e 70 miliardë dollarëve. Ai gjithashtu do të jetë gjashtë herë më i shpejtë se sa sistemi i planifikuar hekurudhor.
Musk mendon se ky lloj transporti do të marrë vetëm 20 minuta për të udhëtuar 650 kilometra nga Los Angeles në San Francisko, gjysmën e kohës që duhet për një avion dhe e krahasoi përvojën  e pasagjerëve  si në një raketë të Mountain Space në Disneyland.

 


Planet kanë filluar të zhvillohen
Një firmë e re, Hyperloop Transport Technologies, po zhvillon plane për të bërë transportin Hyperloop një realitet . Kompania ka ka rekrutuar ekspertë nga e gjithë bota, rreth 100 inxhinierë të cilët kanë përvojë në kompani si Boeing, NASA, Yahoo , Airbus, SpaceX, dhe Salesforce. Dirk AHLBORN, CEO i kompanisë thotë se projekti është në rrugën e përsosur për të zhvilluar planet së shpejti.
Hyperloop Transportation Technologies ka zbuluar një fazë të projektit, së bashku me një hulumtim të ri në sistemin inxhinierik dhe financiar që do të publikohet gjatë kësaj jave.  Grupi i punonjësve në këtë projekt është ende në një rrugë të gjatë deri nga prodhimi i Hyperloop, por për këtë projekt janë bërë përparime serioz në mënyrën se si do të duket ky tren.

 


Ky lloj transporti do të ndërtohet për të tre shërbim, ekonominë, biznesin dhe mallrat. Pas parashikimeve fillestare financiare, kostoja për rrugën e këtij transportuesi pritet të jetë rreth16 miliardë dollarë. Por, kostoja e transportuesit ende nuk dihet se sa mund të jetë dhe pse njëri nga punonjësit në projekt tha se “mund do të kushtojë më shumë se 50 miliardë dollarë”.  Nëse do të ndërtohet, ky tren do të udhëtojë me një shpejtësi prej 1287kmh.


Më të lexuarat